
Kryeministri Rama shpall emrat e kabinetit, kush janë ministrat e qeverisë së re
Kryeministri Rama shpalli këtë të enjte, gjatë mbledhjes së Asamblesë se Partisë Socialiste, qeverinë që do të drejtojë vendin në mandatin e katërt.
Rama theksoi se në këtë mandat nevojitet një qasje e re ndaj problemeve të vjetra dhe sfidave të reja. “Skuadrat kampione janë fuqia e talentit dhe disiplinës, që ushqehet çdo ditë nga ambicia për t’u bërë çdo ditë më të fortë. Na duhet kjo mendësi në çdo fushë: qeveri, parlament dhe çdo bashki. Një makineri e pandalshme reformash dhe projektesh,” tha Rama.
Kreu i qeverisë foli për angazhimin kryesor që do të ketë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Euopian.
“Të mundësojmë deri në fund të këtij mandati të ri ratifikimin në 27 parlamentet e vendeve anëtare, të vendimit të KE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Të ngremë në fund të kësaj dekade flamurin në oborrin e familjes europiane. Këto nuk janë stacione të radhës janë majat që duhen kapur njëra pas tjetrës në kohë, për të realizuar ngjitjen e nisur kahershëm të Shqipërisë për në shtëpinë e lindjes së saj, të fatit të shkuar dhe të ardhmes së saj” tha Rama.
Por cilat janë ministritë dhe emrat që do të drejtojnë vendin në katërvjeçarin e ardhshëm?
Kryetar i Kuvendit do të jetë Niko Peleshi, i cili në qeverinë “Rama 3” mbante detyrën e ministrit të Mbrojtjes (deri korrik 2024), ndërsa nënkryetare është zgjedhur deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu.
Lista e plotë:
Kabineti i ri qeveritar:
Kryeministër - Edi Rama
Kryetar i Kuvendit - Niko Peleshi
Zv.Kryetare e Kuvendit - Kloadiana Spahiu
Drejtimi i Grupit Parlamentar të PS - Taulant Balla, i cili aktualisht mban postin si ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Zëvendëskryeministër – Belinda Balluku
Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë – Belinda Balluku
Ministër i Brendshëm – Albana Kociu
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme – Elisa Spiropali
Ministër i Financave – Petrit Malaj
Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit – Blendi Gonxhja
Ministër i Mjedisit – Sofjan Jaupaj
Ministër i Arsimit – Mirela Kumbaro
Ministër i Shëndetësisë – Evis Sala
Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit - Delina Ibrahimaj
Ministër i Drejtësisë – Besfort Lamallari
Ministër i Mbrojtjes – Pirro Vengu
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Andis Salla
Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor - Ervin Demo
Ministër shteti dhe kryenegociator – Majlinda Dhuka
Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin – Adea Pirdeni
Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Toni Gogu
Diella – ashtu sikurse kishte deklaruar më herët kreu i qeverisë tha se në këtë mandat përfshirja e inteligjencës artificiale do të jetë domethënëse në fusha duke e baraspeshuar atë thuajse në peshën e një ministrie. Aktualisht “Diella” që shërben si një ndihmës online në E-Albania do të marrë rëndësi më të madhe duke u integruar në sistemin e prokurimeve për ta bërë atë të pa korruptueshëm. Sipas Ramës, ky mekanizëm do të shërbejë për të kontaktuar talente të reja anekënd botës.
Riorganizohen komisionet parlamentrare, drejtimin 7 mazhoranca dhe 4 opozita
Rama deklaroi se gjatë një pune 3 mujore përfaqësues të mazhorancës kanë punuar duke pasur parasysh edhe modelet më të mira për të riorganizuar komisionet parlamentare ne përputhje edhe me ambiciet dhe prioritetet e Shqipërisë 2030.
Cilët janë 11 komisionet?
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat (mazhoranca)
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën, drejtues Ulsi Manja (mazhoranca)
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen (mazhoranca)
Komisioni për Edukimin Shkencën dhe Sportet (opozita)
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale (opozita)
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm (mazhoranca)
Komisioni për te Drejtave të Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik (opozita)
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural (mazhoranca)
Komision për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën (opozita)
Komisioni për Europen dhe Punët e Jashtme (mazhoranca)
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale (mazhoranca).
Zgjedhjeve parlamentare u mbajtën më 11 maj 2025, ku Partia Socialiste fitoi 83 mandate në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Demokratike mori 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate, Koalicioni “Nisma – Shqipëria Bëhet” siguroi 1 mandat, Partia Mundësia arriti të marrë 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë 1 mandat. /Monitor(https://monitor.al/kryeministri-rama-shpall-emrat-e-kabinetit-kush-jane-ministrat-e-qeverise-se-re/)
Më të lexuarat








